
Ka nisur për të dytën ditë radhazi protesta për uljen e çmimeve.
Protesta po zhvillohet në ‘sheshin Skënderbej’ në kryeqytet ku janë mbledhur dhjetëra protestues.
Njëra nga protestuesit ka dalë në shesh me bukë në dorë ndërsa i bënë thirrje qeverisë të ulë çmimet për produktet bazë.
Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, qytetarët nisën marrshim protestues drejt Kryeministrisë.



