Siguracioni i makinave do të ndryshojë duke nisur nga janari i vitit 2026 dhe kush ka shkaktuar aksidente gjatë këtij viti, do të paguajë më shumë siguracione, ndërkohë drejtuesit e rregullt do të marrin si bonus një sigurim më të ulët.
Eksperti rrugor Islam Qibini, i cilëson si të domosdoshme ndryshime të tilla.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se sistemit i ka ardhur koha për t’u aplikuar, si një mënyrë që ndikon për parandalimin e aksidenteve.
Në ligjin e sigurimeve miratuar në 2021, është miratuar sistemi bonus, ku nëpërmjet këtij sistemi njihet historiku i mjeteve, për aksidentet me dëme materiale dhe shëndetësore.
Është miratuar si ligj, por nuk është montuar si sistem, se duhet që kompanitë siguruese të kenë të njëjtin sistem me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
Sistemi bonus-malus është në gjithë vendet e BE-së, është i domosdoshëm se nuk mund të futen gjithë drejtuesit e mjeteve dhe ata që kanë bërë aksidente me pasoja dhe ata që janë drejtues të rregullt në një kategori.
Nëse një siguracion kushton 170 mijë lekë të vjetra, një drejtës mjeti që nuk është përfshirë në aksidente, mund të paguajë për shembull 140.
Vlera nuk është përfaqësuar do e përcaktojë AMF me tetë kompanitë siguruese.
Ky sistem është i domosdoshëm, pasi parandalon aksidentet. Pasi kur një drejtues mjeti është i përfshirë në aksident do të paguajë më shumë siguracion.
Ka një problematikë mes këtyre kompanive, duhet që kompanitë siguruese të jenë model dhe t’i përgjigjen klientit sa i përket dëmshpërblimit. Me vendosjen e sistemit eliminohet abuzimi me aksidentet.



