Lufta në Ukrainë/ Klitschko: Pas një ore ose nesër mund të jetë shumë vonë, veproni tani!

Lufta në Ukrainë/ Klitschko: Pas një ore ose nesër mund të jetë shumë vonë, veproni tani!

Ish-kampioni i botës në boks, Vladimir Klitschko i është bashkuar vëllait të tij, Vitali, i cili është kryetari aktual i Kievit, në mbrojtje të atdheut.

Përmes një videoje, Vladimir Klitschko iu adresua botës, duke i kërkuar ta ndalojnë këtë luftë.

Unë jam Vladimir Klitchko dhe po i adresohem tërë botës për ta ndaluar këtë luftë që Rusia e ka nisur. Sot, civilët janë goditur nga raketat. Me operacione speciale civilët po vriten dhe po ndodh në zemrën e Evropës. Nuk ka kohë për të pritur sepse do të çojë në katastrofë të njerëzimit. Duhet të veproni tani, të ndaloni agresionin rus me çdo gjë që mundeni, tani. Pas një ore ose nesër mund të jetë shumë vonë. Ju lutem, veproni tani, mos prisni. Veproni tani, ndalojeni këtë luftë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy