
Policia e Maliqit ka arrestuar një 55-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar barbarisht bashkëshorten.
Sipas informacioneve të policisë, bëhet me dije se 55-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten e tij 42-vjeçe, duke i thyer hundën.
Ai po ashtu e ka kërcënuar atë që të mos tregojë pranë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 55 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.



