Alarm për bombë/ Mbyllet përkohësisht Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”

Alarm për bombë/ Mbyllet përkohësisht Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të kanosjes me mjete shpërthyese është mbyllur përkohësisht Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e aeroportit të Kosovës, Valentina Gara.

Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt.

Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre.

Për këtë kanosje me mjete shpërthyese ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy