I mori para pacientes me Covid, Apeli lë në burg Tire Alldervishin

I mori para pacientes me Covid, Apeli lë në burg Tire Alldervishin

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi është lënë sërish në burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Disa ditë më parë, sanitarja e akuzuar për mashtrim, kërkoi në Apelit nëpërmjet avokates së saj të lirohej nga burgu.

Në kërkesën e saj për zbutjen e masës së sigurisë, Tire Alldervishi shprehej se ka qenë e prekur me Covid dhe se sipas saj nuk është negativizuar. “Jam rrezik për të infektuar edhe të tjerët në burg”, thuhej ne kërkesën e bërë në Gjykatë.

Tire Alldervishi akuzohet për “mashtrim më shumë se një herë”. Ajo u vu në pranga, pasi duke u hequr si infermiere mashtroi një 30- vjeçare, vajza e një pacienteje me Covid-19, që po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo arriti ti merrte të resë rreth 8 milionë lekë të vjetra, me pretendimin se do kujdesej për nënën e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy