Treni që barti kosovarët në eksodin e vitit ‘99, sot shndërrohet në Muze në Bllacë

Treni që barti kosovarët në eksodin e vitit ‘99, sot shndërrohet në Muze në Bllacë

Dhjetëra qytetarë dhe pëfaqësues të institucioneve kosovare janë nisur sot për në Bllacë, ku do të bëhet vënia e gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”. Në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit do të shënohet 20-vjetori i gjenocidit serb dhe spastrimit etnik “Bllaca 99”, ku po sot do të vendoset gurthemeli i Muzeut të Gjenocidit Serb. Për këtë rast, nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, treni i cili kishte bartur mbi 400 mijë shqiptarë do të bëhet Muze i cili do të qëndroj në kampin e refugjatëve.

Këshilltari i Kryeministrit i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për Çështjen e Personave të Zhdukur, Jahja Lluka, tha se për të kujtuar këtë akt të gjenocidit do të krijohet memoriali apo Muzeu i Gjenocidit Serb në Bllacë: “Me këtë rast do të kemi mundësi të dërgojmë trenin i cili ka bartë refugjatë dhe i cili do të jetë muze, do të qëndroj në vendin e kampit të refugjatëve, do vëmë gurthemelin dhe më pas do shpallim një konkurs për Muzeun për arsye se nuk po dëshirojmë të jetë një Muze i improvizuar, por do ta kemi një mundësi të gjenocidit dhe dëshmimit të gjithë këtij gjenocidi serb i cili ka ndodh gjatë viteve”, shtoi Lluka.

Lluka tha se gjitha përgatitjet kanë përfunduar, ku është hapur edhe një rrugë për të shkruar tek vendi ku kishte qenë kampi në atë kohë.

“Përgatitjet i kemi kryer, kemi hap një rrugë deri tek vendi ku ka qenë kampi, e kemi në përfundim e sipër hekurudhën ku do qëndroj treni dhe po shpresojmë se më në fund edhe Kosova do ketë një muze i cili ka munguar për dëshminë e gjenocidit serb në Kosovë”, shtoi ai.

Shkuarja për në fshatin Bllacë të komunës së Hanit të Elezit është organizuar me tren. Ky udhëtim  po bëhet me qëllim të kujtimit të eksodit të kosovarëve të vitit 1999. Udhëtimi me tren dhe ceremonia e vënies së gurthemelit të muzeut është organizuar nga Zyra e Kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy