Zjarret në pyje/ IGJEUM: Nivel i lartë rreziku në shumicën e qarqeve për ditën e nesërme

Zjarret në pyje/ IGJEUM: Nivel i lartë rreziku në shumicën e qarqeve për ditën e nesërme

 Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se sot pasdite dhe nesër pritet nivel “i lartë” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “i moderuar’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër sa i përket zjarreve në pyje.

IGJEUM thekson se, në disa qarqe pritet rrezik “i lartë” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër, Kukës dhe Dibër. Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

Sa i përket reshjeve, IGJEUM bën të ditur se sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje në të gjithë qarqet.

Sa i përket temperaturave, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 25/34 °C, në vendet e ulëta: 23/38 °C, në vendet malore: 18/36 °C.

Era sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy