KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Vlorës, Engert Pëllumbi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Vlorës, Engert Pëllumbi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Vlorës, Engert Pëllumbi.

KPK dhe trupa e përbërë nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko vendosën konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Pëllumbi, vendim ky i cili u mor pas hetimit që u zhvillua në të tria shtyllat e Vettingut.

Pëllumbi rezultoi i pastër në seancën që u zhvillua më 5 tetor, ndërsa DSIK dorëzoi një raport ku ai shihej si i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën. Por gjyqtari kërkoi shpjegime, të cilat u morën parasysh  nga trupa e KPK duke sjellë në pranimin e tyre dhe rrëzimin e raportit të DSIK.

Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Fierit.

Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës, si pjesë e skemës së delegimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy