Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, vdes shoferi

Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, vdes shoferi

Një autoveturë tip Benz doli nga rruga teksa udhëtonte në aksin Mamurras - Fushë Krujë.

Mësohet se drejtuesi humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një mur pranë rrugës.

Drejtuesi udhëtonte i vetëm në automjet.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, për të dërguar të plagosurin për ndihmë mjekësore në spital.

Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i automjetit, menjëherë sapo ka mbërritur në spitalin e traumës në kryeqytet ka gjetur  vdekjen nga plagët e marra.

Krujë/Informacion paraprak 

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë,  shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit  dhe për pasojë automjeti  ka dal nga rruga. 

Drejtuesi  i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy