Dha dëshmi të rreme për vrasjen e Prek Tonajt në lokalin e tij, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e Prek Tonajt në lokalin e tij, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 53-vjeçar me iniciale G. T, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkodrës ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së Prek Tonajt, 47 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2022, në lokalin e tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Deklarata e rreme përpara prokurorit”.

Njoftimi: Shkodër 

Dha deklaratë të rreme për vrasjen e ndodhur në lokalin e tij, në shkurt të vitit 2022, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari i shpallur në kërkim.  

Në vijim të kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin G. T., 53 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 11.07.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit P. T., 47 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2022, në lokalin e 53-vjeçarit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Deklarata e rreme përpara prokurorit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy