33 masa arresti për dosjen e ‘Kurum’/ Garo: Mbetjet, shumë të rrezikshme. Janë në Porto Romano (VIDEO)

33 masa arresti për dosjen e ‘Kurum’/ Garo: Mbetjet, shumë të rrezikshme. Janë në Porto Romano (VIDEO)

Mbi 30 masa arresti janë lëshuar nga Gjykata e Durrësit për skandalin e 816 tonë mbetjeve të rrezikshme të Kurum që prej muajsh qëndrojnë në Porto Romano. 

 

Bëhet fjalë për përfaqësues dhe drejtues të kompanisë turke “Kurum”, kompanisë shqiptare Sokolaj shpk, por edhe zyrtarë dhe nëpunës të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që kanë shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumente apo kanë bërë kontrabandë dhe pastruar para. 

 

Korrespondetja Ervina Garo tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se bazuar në analizat e bëra nga një laborator në Itali mbetjet në kontejnerë janë shumë të rrezikshme për jetën e njeriut dhe mjedisit. 

 

Garo tha se janë ekzekutuar të 33 masat e arrestit dhe se mbetjet e rrezikshme janë ende në Porto Romano.

 

Mostrat e marra nga 102 kontejnerët kanë përbërje që rrezikojnë jetën e banorëve dhe mjedisin. 

 

Mbetjet janë të deklaruara si okside hekuri, por sipas analizave nuk kanë rezultuar të tilla. 

 

Është fshehur me qëllim nga zinxhiri që nis nga kompanitë e transportimet që këto mbetje kanë % më të lartë të përbërësve të rrezikshëm. Nuk bëhet fjalë për mbetje radioaktive. 

 

Janë ekzekutuar të 33 urdhër arrestet. Do duhet të dalin para Gjykatës së Durrësit. Nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Durrësit.

 

Mbetjet janë ende në Porto Romano. Janë të izoluara në të njëjtin ambient që kanë qenë që kur janë sekuestruar. Do mbeten të palëvizura deri në fund të hetimeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy