Gazetari Besmir Pula jep detaje mbi operacionin ndaj tre Call Center në Tiranë, të akuzuar për zhvatjen e qytetarëve europianë përmes mashtrimit, ku ndaj shtatë personave u caktuan masa arresti me burg dhe për dy ndalim për të dalë jashtë vendit.
Nga studio e “MCN Live”, Pula tha se dëmi i shkaktuar nga aktiviteti i paligjshëm ndaj qytetarëve europianë shkon mbi 50 milionë euro.
Sipas tij, për të mbuluar aktivitetin e jashtëligjshëm, Call Centerat ndryshonin shpesh vendndodhjet.
Ai shtoi se mendohet se këto Call Center lejohet të punojnë me qëllim.
U zbuluan tre ambiente dy te Kopshti Zoologjik dhe një te rruga e Kavajës. Call Center që funksiononin me mashtrim dhe tagrin e tre kanë qytetarët europian. Dëmi i shkaktuar qytetarëve e kalon 50 milionë euro. Operacion në bashkëpunim me ndërkombëtarët se shtetas të huaj kanë rënë pre e mashtrimit. Numri i operatorëve është rreth 300 persona.
Ndërsa te Rruga e Kavajës, kishte 80 të punësuar. Këto Call Center që veprojnë në mënyrë të jashtëligjshme, kanë një strategji që ndryshojnë vazhdimisht ambientet për të humbur gjurmët e aktivitetit të tyre ilegal. Nën drejtimin e prokurores së Tiranës Rovena Zoto, u kurorëzua operacioni. Bastet sportive ilegale janë po aq të rëndësishme sa goditja e fenomenit të Call Center.
Call Center janë shtuar masivisht dhe kanë njohur një rritje të ndjeshme të aktivitetit të tyre të ligjshëm. Në një pjesë të mirë të rasteve Call Center regjistrohen si Call Center normal dhe gjatë rrugës dalin tek synimi i tyre, zhvatja, dhe te investimet te Forex. Dyshohet se paratë e investuara ktheheshin në kriptovalutë, konkretisht nga Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, me qëllim shmangien e gjurmimit nga autoritetet.
Kanë menduar jo vetëm zhvatjen, por edhe në cilën formë do i bënin transaksionet. Ndoshta nuk mund të jetë hetim i plotë, për sa kohë që bosët e mëdhenj të Call Centerave, nuk janë mes të arrestuarve. Të arrestuarit janë Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekollo, Marsel Lami, Xhoji Hitaj, me precedentë penalë për vrasje me dashje në tentativë.
Ndërkohë ndalim për të dalë jashtë vendit u caktua për Aida Voklin dhe Ledjon Cenaj, të akuzuar për mashtrim kompjuterik. Bashkëpunimi gjatë hetimeve u bë nga autoritetet gjermane dhe austriake, ku dyshohet se qytetarët e këtyre vendeve kanë qenë në shënjestër të aktivitetit të Call Centerave. Mendohet se këto Call Center lejohet të punojnë me qëllim.



