Një shtetas nga Kosova ka humbur jetën sot në Lezhë.
Mësohet se 68 vjeçari me iniciale I.TH, banues në Prizren, rreth orës 13:00, është ndjerë keq teksa po pushonte në plazhin e Shëngjinit.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku fatkeqësisht ka humbur dhe jetën.
Dyshimet e para janë se 68-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



