ARRSH: Devijohet trafiku në kryqëzimin e Surrelit dhe bllokohet rruga në rrethrrotullimin e Shkozës

ARRSH: Devijohet trafiku në kryqëzimin e Surrelit dhe bllokohet rruga në rrethrrotullimin e Shkozës

 Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë të ditur sot shkaqet e bllokimit të përkohshëm të trafikut në rrugën “Alajdin Frashëri”, në Tiranë, për shkak të punimeve që po kryen për asfaltimin e kësaj rruge.

Sipas ARRSH-së, në Unazën Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve, do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”.

Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet”, informon ARRSH në një postim në rrjetet sociale.

ARRSH bën të ditur se, “në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës”.

ARRSH publikoi skemën e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut, teksa kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy