Një i ri i dyshuar për vjedhjen e 40 milionë lekëve të vjetra në një shtëpi në Fier, është arrestuar nga policia.
Aris Zhavari, 22 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, u arrestua gjatë ditës së djeshme, pas informacioneve që çonin tek ai.
Ndalimi i tij u bë pasi mbrëmjen e së shtunës, në bashkëpunim me 15- vjeçarin S.K., i cili u arrestua pas ngjarjes nga policia dhe një person tjetër të identifikuar dhe të shpallur në kërkim, kanë kryer vjedhjen.
Ata akuzohen se kanë vjedhur shumën prej 4 milionë lekë të reja në banesën e shtetasit D.L., 48 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Mësohet se të rinjtë kishin informacion se i dëmtuari mbante shumën e parave në banesë, dhe kanë gjetur momentin për t'u hedhur në sulm.
Hetimet ndaj të dyshuarve janë ende në vijim, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.



