Sekuestrohen 373 bimë kanabis/ Shpallet në kërkim 49-vjeçari në Malësi të Madhe

Sekuestrohen 373 bimë kanabis/ Shpallet në kërkim 49-vjeçari në Malësi të Madhe

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut të Malësisë së Madhe, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë në fshatin Gruemirë, gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike.

Gjithashtu, në këtë territor, në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.     

 

Drupal Ad

 

 

 

Nga veprimet hetimore për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi P. C., 49 vjeç.

Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy