Vodhi para me anë të thyerjes në një banesë, i mituri lihet i lirë pas marrjes në pyetje

Vodhi para me anë të thyerjes në një banesë, i mituri lihet i lirë pas marrjes në pyetje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Mat, pas kallëzimit nga shtetasi Sh. B., 66 vjeç, banues në fshatin German, Burrel, për vjedhjen pa thyerje, të shumës 170 000 lekë të rinj, në banesën e tij, kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore është identifikuar dhe shoqëruar një shtetas i mitur 12 vjeç, si autor i dyshuar i vjedhjes së shumës së parave, në banesën e 66-vjeçarit, më datë 16 nëntor.

 Kjo ngjarje është publikuar në web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, më datë 17.11.2022.

Shtetasi i mitur, pas marrjes në pyetje në prani të psikologut, prindit dhe prokurorit, është lënë i lirë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave që e kanë nxitur 12-vjeçarin, për të kryer vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy