Dhunuan bashkëshortet e tyre/ Arrestohen dy persona në Tiranë

Dhunuan bashkëshortet e tyre/ Arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas, në dy raste të ndara, për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Poashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin I. H., 60 vjeç, banues në Bruk, Vorë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

 Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë kontrollit të aparatit celular iu gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy