Humb jetën muratori shqiptar në Itali, mister shkaqet

Humb jetën muratori shqiptar në Itali, mister shkaqet

Një 34-vjeçar ka humbur jetën në rrethana misterioze në Itali. Sipas mediave italiane, Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator me banim në Bra të Italisë, është gjetur i pajetë në një pyll jo shumë larg qytetit.

Shqiptari ishte zhdukur më datë 21 shkurt, pa lënë asnjë gjurmë. Ditën që ishte zhdukur, Hysaj kishte qenë me prindërit për të bërë disa blerje dhe më pas ishte larguar duke thënë se do të kthehej t’i merrte.

Por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, të gjitha gjurmët e muratorit kishin humbur. Telefoni i tij celular dilte i paarritshëm nga ora 15:00 të së dielës në 21 shkurt.

Familjarët kërkuan ndihmë, por pas kërkimeve 34-vjeçari u gjet i pajetë. Shkaqet e vdekjes së tij janë ende mister, pasi sipas policisë nuk dihet nëse është vrarë, ka vrarë veten apo ka vdekur aksidentalist. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët, drejtuar nga Prokuroria Publike, të cilët ruajnë me rreptësi konfidencialitetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy