73-vjeçari në Kamëz plagos me thikë gruan, tenton të largohet nga banesa

73-vjeçari në Kamëz plagos me thikë gruan, tenton të largohet nga banesa

Një grua është qëlluar me thikë nga burri ditën e sotme në rrugën “Manhatan” në Kamëz pas një konflikti në familje.

Njoftimi i Policisë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Goditi me thikë bashkëshorten në banesë, vihet në pranga 73-vjeçari, me precedent të meparshëm penale në krimet kundër personit.

Sekuestrohet thika me të cilën autori kryeu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, me të marrë njoftim se në rrugën “Manhatan”, në Kamëz, kishte konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi N. P., 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale është kapur dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë.

Shtetasi N. P., pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit N. P., për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy