Protestuesit kanë vijuar edhe sot marshimin e tyre në ditën e 26-të të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Fillimisht, ata janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas janë nisur drejt Kryeministrisë, ku kanë nisur edhe fjalimet e radhës.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim politik, duke kërkuar largimin e klasës aktuale drejtuese. “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi” dhe thirrje të tjera janë dëgjuar gjatë marshimit.
Protesta, e cila ka vijuar prej 26 ditësh, është shoqëruar me pjesëmarrje të vazhdueshme qytetare dhe thirrje për ndryshim të sistemit politik.



