
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e 57-vjeçarit Pjetër Kaza, ngjarje e ndodhur në fshatin Tale, pak ditë më parë.
Bazuar në hetimet intensive, provat e mbledhura në vendin e ngjarjes dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, grupi hetimor ka arritur të identifikojë si autor të dyshuar shtetasin G. A.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se G. A. ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të viktimës, në momentin që ky i fundit kishte zbritur nga automjeti për të hapur portën e banesës, për të hyrë në banesë.
Si pasojë e të shtënave, Pjetër Kaza humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.
Ndërkohë, shërbimet policore vijojnë kontrollet në terren, me qëllim kapjen e autorit të shpallur në kërkim.



