Propozimi i ri në Gjermani/ Transporti publik, 49 euro në muaj  

Propozimi i ri në Gjermani/ Transporti publik, 49 euro në muaj  

Gjermania do të lehtësojë barrën financiare të transportit publik për qytetarët. Pas biletës verore me vlerë vetëm 9 euro në muaj për të gjitha linjat brenda vendit, pritet një tjetër nismë e ngjashme. Sipas draft-propozimit, bileta e re do të ketë vlerën 49 euro në muaj dhe do të jetë e vlefshme për shumicën e transportit publik në të gjithë Gjermaninë.
Bileta e re nuk do të jetë aq e lirë sa ajo e nismës së jashtëzakonshme të zbatuar mes qershorit dhe gushtit si kundërmasë ndaj çmimeve të rritura, por gjithsesi do të jetë shumë më e lirë se çmimet e zakonshme që u rikthyen në fuqi nga 1 shtatori.
Propozimi është bërë nga ministrat e Transportit të landeve gjermane dhe është paraqitur sot në një konferencë për shtyp me Ministrin Federal të Transportit, Volker Wissing.
Vetë ministri tha se një datë e mundshme për prezantimin e biletës së re, e cila do të jetë dixhitale, mund të jetë 1 janari. Aspekte të ndryshme të financimit të nismës mbeten për t'u zgjidhur. Qeveria federale pritet të sigurojë 1.5 miliardë euro nga viti 2023 dhe landet gjermane janë të gatshme të bashkëfinancojnë masën, ndoshta me të njëjtën shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy