Policia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar me iniciale Ç. K., , i cili qarkullonte me motomjet në shëtitoren e plazhit, i armatosur me pistoletë Glock dhe municion luftarak.
Gjatë kontrollit u sekuestruan arma, municioni dhe motomjeti me të cilin ai po qarkullonte.
Pasagjeri i motomjetit, F. M., 24 vjeç, po procedohet penalisht për moskallëzim të krimit.
Hetimet dhe dokumentimi ligjor i rastit vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.



