I shiti lëndë narkotike agjentëve të DEA-s, arrestohet në Shqipëri indiani me dy emra. Pas një beteje ligjore me drejtësinë shqiptare tashmë është hapur rruga ekstradimit dhe pritet që brenda pak ditësh ai të dërgohet në Amerikë. Lidhur me këtë ngjarje gazetari Eni Ferhati i ftuar në studion e emisionit FactCheck u shpreh se Shqipërinë jo vetëm trafikantët që kërkohen nga DEA, por dhe personazhet e tjerë të shpallur në kërkimi, siç janë bosët e kriptomonedha dhe shumë të tjerë e përdorin për tu strehuar. Ai tha se në rastin e shtetasit indian ai duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë kjo pasi dhe autoritete amerikane kanë pasur një vëmendje të shtuar këtu që me hapjen e zyras së DEA-s “Ka pasur dhe raste të tjera të bosëve dhe grupe mafioze që strehohen në Shqipëri, besoj se ka një përhapje të perceptimit se Shqipëria për një njeri me shumë para mund të sigurosh dhe qëndrosh i lirë për të shmangur një arrestimin të mundshëm. Akomodimi i personave me probleme me ligjin në këto rezidenca tregon dhe lidhjet dhe garancitë që ata vijnë në Shqipëri. Por në këtë rast trafikanti në fjalë nuk i kishte bërë mirë llogaritë sepse është e vërtetë se me shtimin e rasteve, autoritetet amerikane kanë një vëmendje më të shtuar siç është dhe hapja e DEA amerikane. Ajo çfarë na ishte përcjell nga zyrtarisht nga policia e shtetit lidhur me këtë eksponent na e ka përcjell si një bos i drogës sintetike që janë një problem më vete për autoritetet amerikane, përplasja e këtij informacioni me pamjen e Mishras në gjykatë e tij ishte shokuese sepse ai ngjante si një turist që kishte ardhur në Shqipëri për turizëm por mund atë ketë qenë dhe njëlloj kamuflimi për të mos rënë në sy”. Ndërsa lidhur me tregtinë e drogës online, Ferhati tha se Mishra ka tentuar për të tregtuar online vetëm drogë, por kjo mënyrë që ai ka zgjedhur duke mos ditur dhe dëmin real që ai ka shkaktuar, ka qenë një mënyrë që ka qenë e gjetur me kohërat ku jetojmë, por që mesa duket ka sjell aq dëme për autoritete amerikane sa e kanë gjurmuar deri në Shqipëri.



