Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar në Altamura, pasi iu gjetën 17 kg drogë e llojit marijuanë në makinë.
Policia e ndaloi 32-vjeçarin dhe pas kontrollit përveç shkeljejeve të tjera, shqiptarit emir i të cilit nuk është bërë i ditur iu gjet edhe lënda narkotike, e futur në dy qese.
Sipas mediave italiane, lënda narkotike ishte e ndarë në 17 pako me nga 1 kg secila.
Ndaj shqiptarit kishte edhe një urdhër dëbimi për shkak të thyerjes së ligjit të emigracionit.
Ai është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Barit.



