Zjarrvënie e qëllimshme/ Arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

Zjarrvënie e qëllimshme/ Arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 65-vjeçarin me iniciale A.U, i cili akuzohet për zjarrvënie. Bëhet me dije se 65-vjeçari kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, por ai doli jashtë kontrollit dhe dëmtoi edhe ullishtet e komshiut.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet në kohë rekord nga Komisariati i Policisë Nr. 6, zjarrvënia në fshatin Roshnje, Njësia Administrative Pezë. Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar, si autor i dyshuar i zjarrvënies.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Roshje, Njësia Administrative Pezë, kishte rënë zjarr dhe për pasojë ishte djegur një sipërfaqe e konsiderueshme ullishtesh, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. U., 65 vjeç, banues në Pezë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy