Nën akuzë për vepra të ndryshme penale, ndalohen 5 persona në Krujë e Durrës

Nën akuzë për vepra të ndryshme penale, ndalohen 5 persona në Krujë e Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, ndërsa në pranga janë vënë edhe tri drejtues mjetesh.

Sipas informacioneve të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit L. K., 43 vjeç, banues në Nikël, Krujë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe A. G., 41 vjeç, banues në Krujë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit E. G., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur; I. S., 41 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur; I. N., 22 vjeç, banues në Manzë, pasi në Krujë, duke drejtuar mjeti tip “Audi” pa targa, është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjerët në mjetin tip “Benz”, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy