
Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje në bypass-in e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa sipas policisë, mjeti drejtohej nga shtetasja D. M., banuese në Tropojë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në automjet.
“Sot rreth orës 17:30, në bypass-in e Fierit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.



