Me pistoletë me vete, dy të arrestuar në Durrës

Me pistoletë me vete, dy të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 43-vjeçar, sepse qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sakaq, ka rënë në pranga edhe një 28-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Bëhet fjalë për R. F., 43 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë, Durrës.

Policia gjithashtu i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Beretta" dhe 23 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 43-vjeçar.

Në pranga edhe një 28-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. F., 43 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Audi" në pronësi të shtetasit S. H., në sediljen e pasagjerit ku ndodhej shtetasi R. F., në një çantë dore, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Beretta" dhe 23 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy