Grabitja e kambistit në Korçë, Gjykata lë në burg grabitësin e arrestuar

Grabitja e kambistit në Korçë, Gjykata lë në burg grabitësin e arrestuar

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Agim Çaçi, i cili akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë grabitën mëngjesin e së martës kambistin Shefqet Muça.

Seanca për këtë shtetas është zhvilluar mesditën e ditën e sotme, ndërkohë që në përfundim të saj ka dhënë masën arrest me burg.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, ku Agim Çaçi së bashku me dy shtetas të tjerë i grabitën kambistit 40 milionë lekë të vjetra.

Pas një përplasje fizike midis kambistit dhe Çaçit, ky i fundit përfundoi në prangat e policisë ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy