Qytetarë të Durrësit kanë përcjellë pranë redaksisë sonë fotografi dhe informacione lidhur me një incident gjatë protestave të djeshme, ku raportohet se kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ndrec Pjetri, është lënduar dhe më pas është arrestuar nga forcat e policisë.
Sipas denoncimeve, Pjetrit ka patur disa dëmtime gjatë protestës së ditës së djeshme dhe i është mohuar edhe marrja e ndihmës së nevojshme mjekësore gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Durrësit nën drejtimin e nëndrejtorit Mir Shehu. Pjetri ndodhet akoma në gjendje arresti prej gati një dite.
Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin e ndërhyrjes policore dhe respektimin e të drejtave të personave të ndaluar.
Deri në këtë moment, pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për sqarimin e rrethanave të incidentit.



