Rusi/ Mbi 1,000 ushtarë të vetëvrarë që nga nisja e luftës

Rusi/ Mbi 1,000 ushtarë të vetëvrarë që nga nisja e luftës

Më shumë se 1,000 ushtarë rusë janë regjistruar si të vetëvrarë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës, sipas të dhënave konfidenciale nga agjencia shtetërore ruse e statistikave, Rosstat, të analizuara nga The Guardian.

 

Arkivi i siguruar nga grupe hakerësh identifikon të paktën 1,087 vetëvrasje të personelit ushtarak, prej të cilave 614 ndodhën direkt në zonat e pushtuara të Ukrainës ose në rajonet kufitare ruse.

 

Përveç tyre, 885 vdekje të tjera nga armuë zjarri janë klasifikuar me “qëllim të papërcaktuar”, një kategori që ekspertët dhe aktivistët thonë se shpesh përdoret për të fshehur vetëvrasjet ose për t'i paraqitur ato si rënie në detyrë.

 

Numri i rasteve ka shënuar rritje të ndjeshme me zgjatjen e konfliktit, duke kulmuar në 365 vetëvrasje të regjistruara vetëm në vitin 2025 dhe gati 300 të tjera në vitin 2026. 

 

Analistët ushtarakë dhe organizatat që ndihmojnë dezertorët theksojnë se kjo krizë nxitet nga disiplina e dhunshme, abuzimet fizike nga komandantët dhe kontratat ushtarake që i lënë rekrutët pa asnjë rrugëdalje nga fronti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy