Ka përfunduar procesi i votimit në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, ku 353 magjistratë morën pjesë për të zgjedhur tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Nga Gjykata e Lartë, gjyqtari Sandër Simoni fitoi mandatin vetëm pas hedhjes së shortit me gogla. Ky vendim erdhi pasi ai dhe rivalja e tij, Arbena Ahmeti, morën një numër të barabartë prej 179 votash secili.
Nga Gjykata e Apelit, gjyqtari Fatri Islamaj fitoi garën duke siguruar 190 vota, përballë kandidates Igerta Hysi e cila mori 171 vota.
Nga Gjykatat e Shkallës së Parë, gjyqtarja Brunilda Kadi doli fituese në një garë treshe, ku përballë kishte kandidatet Manjola Xhaxho dhe Matilda Llangozi.



