Përfaqësuesit e Listës Studentore serbe dhe studentët vizituan Kosovën dhe Metohinë (Rrafshi i Dukagjinit), ku u takuan me Mitropolitin Teodosije të Rashkës dhe Prizrenit dhe Abatin Sava.
Bëhet e ditur se tema kryesore e bisedës ishin problemet e përditshme me të cilat përballet populli serb në Kosovë.
Në mesazhin pas vizitës thuhet se të vetëdijshëm se ruajtja e vendeve të shenjta dhe jeta kishtare janë të pandashme nga mbijetesa dhe e ardhmja e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, studentët dhe kandidatët shprehën një vendosmëri të qartë për të ndihmuar mbijetesën e popullit në atdheun e tij shekullor me veprimet e tyre të ardhshme.



