
Pas fitimit të Botërorit me Spanjën Marcos Llorente vijon të spikasë edhe me Atletico Madridin.
Mesfushori falë paraqitjeve shumë të mira në këtë fillim sezoni ka tërhequr vëmëndjen e drejtuesve të Bayern Munchenit, sipas ‘ As ‘.
Kontrata me ‘’ Los Colchoneros ‘’ i përfundon në qershorin e 2027-tës por interesi i gjermanëve mund t’ia ndryshojë rrugëtimin.
31 vjeçari është një lojtar i konsoliduar tashmë nën drejtimin e Diego Simeones, i preferuar rregullisht edhe Luis de la Fuente tek ‘’ La Furia Roja ‘’.
Do të jetë një garë e ashpër pasi edhe Liverpooli, Manchester City, Chelsea dhe Barcelona e pretendojnë, të cilët mund t’ia vështirësojnë arritjen e objektivit bavarezëve.
Vlera e kartonit momentalisht i arrin 20 milionë eurot, e justifikuar nga ecuria e deritanishme.
Largimi nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të interpretohej si një hap i suksesshëm dhe natyrisht do të ketë shansin për të fituar tituj, kryesisht në Gjermani.
Momenti ideal shpjegohet me faktin e të qënit titullar në sfidat e sezonit aktual i cili e ka fituar besimin e ‘’ El Cholos ‘’.
Për më tepër në 3 shtator ishi i Real Madridit u tërhoq nga kombetarja me të cilën arriti majat, i vlerësuar maksimalisht nga traineri i lindur në Haro.
Për tu theksuar vlen fakti se Marcos Llorente i ka kaluar 300 sfidat me kryeqytetasit, pjesë e tyre që prej 2019-tës.



