
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Automjeti i drejtuar nga shtetasi F. B., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin H. R., 67 vjeç, dhe shtetasen B. R., 62 vjeçe.
Si pasojë e goditjes, të dy këmbësorët kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
