
Ish-kreu i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Shtetit.
Urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Fierit, pas një hetimi disamujor që lidhet me dyshimet për falsifikim të dokumenteve të pronësisë për toka në zonën bregdetare të Semanit.
Ertis Shehu ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Fier gjatë periudhës 2019-2021.
Emërimi i tij në atë kohë u bë në kuadër të reformës për ristrukturimin e zyrave të regjistrimit të pasurive paluajtshme.
Hetimet e prokurorisë po vijojnë për të zbardhur skemën e plotë të falsifikimit të pronave, ndërsa në orët në vijim pritet që autoritetet të zbardhin detaje të reja mbi shtrirjen e kësaj veprimtarie kriminale dhe përfshirjen e ish-zyrtarit të ASHK-së.



