Ndërtimi i varrezave murale në Sharrë të Tiranës i ka kushtuar shtetit 7.7 milionë lekë, por vetëm 155 hapësira janë shfrytëzuar, pasi shqiptarët nuk i shohin të përshtatshme për të prehur eshtrat e familjarëve.
Hoxhë Justinian Topulli, thotë se procesi i zhvarrimit dhe rivarrimit bie ndesh me parimet e besimit dhe se Bashkia e Tiranës nuk u konsultua me institucionet fetare për këtë investim.



