Një avion privat u rrëzua në një park shtëpish të lëvizshme në Florida, SHBA, duke shkaktuar një shpërthim masiv dhe zjarr.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën pasdite në një zonë banimi në Qarkun Palm Beach, Florida. Sipas një deklarate nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), në bordin e avionit privat ndodheshin nëntë persona, ndërsa nuk dihet nëse ka të mbijetuar.
FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit kanë nisur një hetim mbi shkaqet e rrëzimit, tha vetë agjencia.
Avioni, Learjet 60, po fluturonte nga Aeroporti Ndërkombëtar Austin-Bergstrom për në Bahamas, konfirmon FAA.
Avioni humbi 27.000 metra lartësi brenda një minute, pak para se të humbiste gjurmimi i fluturimit.



