Zjarr në Manati dhe Barbullojë të Lezhës, era e fortë përhap flakët drejt banesave

Zjarr në Manati dhe Barbullojë të Lezhës, era e fortë përhap flakët drejt banesave

Një situatë kritike është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Manatisë dhe Barbullojës në Lezhë, ku një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë me ferra dhe shkurre.

 

Flakët po përhapen me shpejtësi në një perimetër të madh, duke krijuar një situatë alarmante. 

 

Për shkak të përhapjes së shpejtë të vatrës së zjarrit, disa banesa aty pranë ndodhen në rrezik serioz.

 

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në terren dhe po punojnë maksimalisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të izoluar flakët. 

 

Megjithatë, ndërhyrja po vështirësohet ndjeshëm nga erërat e forta, të cilat po favorizojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy