Një sulm masiv me dronë ukrainas ka goditur rajonin e Moskës gjatë natës, duke shkaktuar të paktën dy të vdekur, gjashtë të plagosur dhe kaos në sistemin e transportit ajror.
Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyev, dhe kryebashkiaku Sergei Sobyanin e kanë përshkruar operacionin si një sulm në shkallë të gjerë, ku janë rrëzuar qindra dronë.
Sipas zyrtarëve rusë, sulmet shkaktuan zjarre në disa ndërtesa banimi dhe në një depo lokale. Në kryeqytet, një rafineri nafte pësoi dëmtime strukturore pasi u godit nga mjetet fluturuese pa pilot.
Si pasojë e rrezikut nga qielli, autoritetet pezulluan menjëherë fluturimet në aeroportin Vnukovo dhe vendosën kufizime të rrepta në Sheremetyevo, aeroportin më të madh të Moskës.



