Studentët: Na duhen të gjithë në shesh. Duraj: Këtë javë mbahet takimi për listën studentore

Studentët: Na duhen të gjithë në shesh. Duraj: Këtë javë mbahet takimi për listën studentore

Studentja Livia Dedej ndan bindjen se në mendjen e qytetarëve vetëm po rritet më shumë dëshira për të dalë në shesh dhe protestuar.

 

Nga studio e “MCN Live”, studenti Llani Dogjani, kërkoi që në 28 nëntor, qytetarët të dalin të gjithë në shesh për të ngritur sërish flamurin në mes të Tiranës.

 

Ndërsa avokati Alban Duraj, foli për listën që po qarkullon në media dhe thotë se është e përkohshme dhe se këtë javë duhet të mbahet takimi i parë.

 

Dedej

Ne duam të komunikojmë me gjithë ata që na shohin dhe gjithë ata që janë në rrjetet sociale. Mënyra si funksionojnë votat dhe kodi zgjedhor nuk është kurrsesi demokratik.

Ne na duhen të gjithë se bashkimi bën fuqinë. Nuk di se si një student të shohë Kryeministrin dhe të jetë për dialog. 

 

Dogjani

Qëndresa dhe rezistenca vazhdon deri në heqjen e korrupsionit më të keq që ka pasur Shqipëria me Kryeministër Edi Ramën. Më 28 nëntor duhet të jemi të gjithë nga të gjitha trojet shqiptare dhe të ngrihet për herë të tretë flamuri në mes të Tiranës. 

 

Duhet të ngrihet për herë të tretë flamuri, kundër këtyre pushtuesve që kanë pushtuar Shqipërinë. Shumë qytetarë nuk kanë pasur mundësinë të dalin për shkak të gjobave që vendos Edi Rama, të cilat janë antikushtetuese. Për të gjitha problemet që ka Shqipëria kushdo që është me kauzën e sheshit le të dalë në shesh. 

 

Duraj

Protesta është e natyrshme dhe shpreh akumulimin e mbledhur prej kohësh. Asnjë shërbim nuk ka ndryshuar që kur ka nisur protesta. Jam ftuar nga të rinjtë për të qenë pjesë e listës studentore. Ne këtë javë kemi takimin e parë, duhet të takohemi me këtë grup dhe idenë e tyre, deri tani është një propozim virtual. 

 

Në momentin që do realizojmë takimin do shikojmë se kush janë studentët që e kanë propozuar këtë iniciativë. Se mua më është thënë se të gjithë kandidatët e kanë pranuar, por atje ka disa emra si Altin Dumani dhe unë nuk e di nëse zoti Dumani e ka pranuar ose jo.

 

Mua më është thënë se të gjithë duhet që ta pranojnë. Nuk është një listë përfundimtare, por një grupim që ka idenë lidhur me problemet që kanë studentët apo qytetarët. Me këtë sistem zgjedhor leximi i votës është i padrejtë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy