
Nëntë persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në Tiranë pas protestës së zhvilluar këtë të martë përpara Ministrisë së Arsimit.
Burime për MCN bëjnë me dije se personat e shoqëruar janë: Kosti Spartak Lako, Geraldo Lirim Shametaj, Sandi Isuf Xibri, Hanri Paulin Ndoja, Sokol Selami Ndreca, Armando Begjet Koshena, Vangjush Pandelo Rusta, Florenc Besnik Mecja dhe Denis Dashnor Gjeli.
Protesta u organizua nga studentët dhe të rinjtë për të kundërshtuar kushtet në universitete, kostot e larta të studimeve dhe mungesën e mundësive për punësim, ndërsa një pjesë e pjesëmarrësve kërkuan edhe dorëheqjen e qeverisë.



