Atentat me armë në qendër të Sarandës, vritet 44-vjeçari, plagoset një kalimtar

Atentat me armë në qendër të Sarandës, vritet 44-vjeçari, plagoset një kalimtar

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj.

 

Në momentin e atentatit, viktima  ishte i shoqëruar nga nëna e tij. Plumbat e goditën 44-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje. 

Fatmirësisht, nëna e tij nuk pësoi dëmtime fizike. 

 

Ndërkohë, nga të shtënat mbeti i plagosur një kalimtar tjetër i rastit Xhevdet Skëndaj, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore. 

 

Viktima rezulton të ketë qenë i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas një rasti plagosjeje në qytetin ku mbeti viktimë.

 

Asokohe ai ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. 

 

Ngjarja ka ndodhur në 2025 për një pronë në vijën bregdetare.

44-vjeçari Murtaj akuzohej për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”.

 

Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.

 

Ata qëlluan me armë ndaj 42-vjeçarit dhe u larguan.

 

Viktima njihej ndyshe edhe me nofkën "Tani Ruzhdiut", dhe rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.

 

Autori i plagosjeve ka qënë Ramadan Zoto, ndërsa Klaus Jaçaj së bashku me Erjon Jaçaj dhe Artan Myrtaj bashkëpunuan me të dhe e ndihmuan pas ngjarjes që të arratisej. Fill pas kësaj ngjarje, në Sarandë ka pasur një sërë episodesh hakmarrjeje, ku Isuf Jaçaj, i ati i Klaus Jaçajt u vra me tritol si dhe ka patur një rast të shkatërrimit të pronës së Ramadan Zoto.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy