Disa prej pronave në zonën e Akërnisë që sot ndodhen në qendër të hetimeve për pastrim parash bazuar mbi falsifikim dokumentash rezultojnë të regjistruara në emra individësh dhe shoqërish private.
Dokumentet që disponon MCN tregojnë se gjatë muajit prill të vitit 2025, në zonën kadastrale 1007, në Akërni, u regjistruan njëra pas tjetrës disa pasuri me sipërfaqe të konsiderueshme.
Bëhet fjalë për pesë të tilla, me një sipërfaqe totale prej rreth 1 milion e 600 mijë metra katrorë, të përshkruara si “pyll”, ndodhur në zonën kadastrale 1007, në territorin e Akërnisë, Vlorë.



