Kryeministri Edi Rama deklaron prerazi se ishulli i Sazanit është pronë e shtetit shqiptar dhe nuk i është shitur Jared Kushner.
Duke folur nga Dublini ku ndodhet në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian, kreu i qeverisë mohoi që të ketë marrëdhënie pune me Jared Kushner.
Nuk kam marrëdhënie pune me Kushner, ai është një prej shumë investuesve që kanë treguar interes për vendin tonë, dhe aktualisht po ndodh një bisedë aktuale me grupin e tij që është i madh.
Po t'iu pyesja çfarë dini për të, do më thoni që ka një ishull në Shqipëri që i është dhënë atij.
Kjo është thënë nga media globale që është gënjeshtër, se ndërsa flasim nuk ka asnjë marrëveshje ende, asnjë marrëveshje biznesi.
Nuk ka ishull të shitur, ishulli është pronë e Republikës së Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë dhe Republika e Shqipërisë po kërkon të jetë aksionare në këtë investim.
Kushner ka shprehur interes dhe është një projekt shumë tërheqës të cilën po e shohim. Por nuk ka asnjë ishull të shitur, në koncension apo të dhënë me qira.
Nuk ka asnjë kërkesë prej tij apo dikujt tjetër për të blerë ishullin dhe ne po negociojmë se cila do të jetë pjesa e Shqipërisë në këtë projekt.
