Shpërthim në një minierë në Turqi/ 2 të vdekur dhe 5 të plagosur, një punëtor mbetet i bllokuar

Shpërthim në një minierë në Turqi/ 2 të vdekur dhe 5 të plagosur, një punëtor mbetet i bllokuar

Një shpërthim i fuqishëm në një minierë në veri të Turqisë ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy punëtorëve dhe plagosjen e pesë të tjerëve mëngjesin e kësaj të premteje, 23 tetor. 

 

Sipas mediave te huaja, një tjetër punëtor raportohet se ka mbetur i bllokuar brenda minierës, ndërsa ekipet e shpëtimit po zhvillojnë një operacion për nxjerrjen e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një minierë pranë qytetit Kilimli, në provincën Zonguldak, përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

 

Guvernatori i Zonguldakut, Osman Hacibektasoglu, konfirmoi bilancin paraprak të viktimave dhe të plagosurve, duke bërë të ditur se dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Sipas autoriteteve lokale, njëri prej punëtorëve të plagosur rëndë po transferohet drejt Ankarasë për trajtim më të specializuar mjekësor. 

 

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, ambulanca, ekipe të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, si dhe specialistë të kërkim-shpëtimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy