Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të përballet sërish me drejtësinë në dyert e Gjykatës së Lartë, e cila tashmë ka përcaktuar zyrtarisht datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së tij penale.
Ky zhvillim shënon një kthesë të re për një nga figurat më të diskutuara politike në vend, i cili kërkon pafajësinë e plotë për akuzat që rëndojnë ndaj tij. Lidhur me këtë proces, gazetari Arsen Rusta ka zbardhur për MCN Live prapaskenat e betejës ligjore.
Ka qenë një nga zyrtarët publikë për sukseset dhe dështimet e tij dhe përballjen me akuza, por jo vetëm për një meritë të ristrukturimit të Policisë së Shtetit, ku u akuzua edhe për kanabizimin e saj, e ku sot gjithçka lidhet me një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kërkon pafajësinë.
Nga ana tjetër, ky shqyrtim vjen në një kohë kur edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit të dhënë më parë ndaj tij, duke mos u pajtuar me faktin që Tahiri u dënua vetëm për shpërdorim detyre.
Në të njëjtën kohë, edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit të dhënë ndaj tij, duke kërkuar një dënim më të rëndë, pasi SPAK nuk është pajtuar me vendimin që e dënoi Tahirin vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, por kërkon që ish-ministri të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar dënimin e tij me 12 vite burg. Pas dënimit për shpërdorim detyre ai qëndroi në burg për afro 2 vite, ku pasi u arrestua menjëherë në sallën e gjyqit kreu rreth 16 muaj dënim në burgun e Fierit dhe të Lushnjes, përpara se më 2 qershor 2023, Gjykata e Elbasanit të pranonte kërkesën e tij për lirimin nga qelia për shkak të rrethanave familjare, por duke iu ndaluar të përfshihet në jetën aktive publike.
Përtej rëndësisë procedurale, Rusta ka vënë theksin te një e dhënë e veçantë kohore që lidhet me jetën private të ish-ministrit, duke nënvizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se si “koincidencë apo përllogaritje, caktimi i datës së seancës dhe publikimi i saj korrespondon me 47-vjetorin e Tahirit, i cili pikërisht sot më 30 tetor ka ditëlindjen, duke bërë që ky lajm juridik të vijë në një moment simbolik të jetës së tij”.



